Shkarkimi i Metës, nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Shqipërisë

08.07.2019 17:38:23

Kuvendi i Shqipërisë ka nisur seancën e jashtëzakonshme ku pritet të votohet Komisioni Hetimor për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës Ilir Meta.

  I pari që foli nga foltorja e Kuvendit ishte deputeti dhe njëherësh i përzgjedhuri si kryetar i këtij komisioni, Ulsi Manja, i cili pasi tregoi rrugën përmes të cilës ka kaluar procesi ligjor sipas tij për shkarkimin e Presidentit, deklaroi se ky i fundit ka përdorur një gjuhë aspak të përshtatshme dhe fyese ndaj anëtarëve të Komisionit.

Ai tha se vendimi për shkarkimin e tij është i domosdoshëm për shkak të qëndrimeve anti-ligjore që ka mbajtur ai.

Ndërkohë, kjo seancë vjen vetëm pak orë para se të nisë protesta e 10 kombëtare e thirrur nga opozita e bashkuar e cila kërkon zgjedhje të përgjithshme të parakohshme, largimin e Edi Ramës nga posti i kryeministrit dhe krijimin e një qeverie tranzitore