Shkarkohet gazetari i “Der Spiegel” për shkak të artikujve të rremë

20.12.2018 14:53:04

Gazeta gjermane “Der Spiegel” tha se ka shkarkuar gazetarin e saj, Claas Relotius, i shpërblyer me disa çmime, pasi ai ka shpikur fakte për shumë artikuj në vitet e fundit.

“E vërteta dhe gënjeshtra janë të ngatërruara në tekstet e tij”, tha Der Spiegel. Disa prej rreth 60 artikujve që Relotius ka shkruar qysh në vitin 2011 janë të saktë, por të tjerët janë krejtësisht të shpikur ose të zbukuruar me citime të manipuluara ose fantazi. .

Nga artikujt e fabrikuar, njëri ka të bëjë me një të burgosur të Guantanamos, ndërsa një tjetër me fëmijët e rrëmbyer nga grupi militant Shteti Islamik. “Der Spiegel” tha se Relotius, 33 vjeç, e ka pranuar se i ka mashtruar lexuesit me rreth 14 artikuj.