Shkencëtarët: Toka do të përballet me shfarosjen më masive që nga zhdukja e dinozaurëve (Video)

27.10.2016 21:30:30
Bota po shkon me shpejtësi drejt zhdukjes më masive të jetës shtazore që prej shfarosjes së dinozaurëve,  65 milionë vjet më parë, sipas sondazhit më të plotë të kafshëve të egra të kryer ndonjëherë.
Deri në vitin 2020, popullsia e gjitarëve, zogjve, peshqve, zvarranikëve dhe specieve të tjera do të futen në nje kurs zhdukjeje dhe me më shumë se dy të tretat e kafshëve do të shfarosen gjatë një periudhe 50 vjecare, alarmon raporti i “Planet Living”, trasnmeton syri.net.

Shkalla e tanishme e zhdukjes është rreth 100 herë më e shpejtë se normalja, më e frikshmja dhe masivja në historinë e Tokës, raporton “The Independent”.

Dinozaurët  u shuan për shkak të një meteor gjigant që goditi planetin, por vetëm një specie është shkaku i problemeve aktuale sot: njerëzit.

Kjo është një nga arsyet se pse gjeologët janë afër shpalljes së një epokë të re, të quajtur “Anthropocene”, fjalë nga greqishtja e vjetër që përdorej për të emërtuar njeriun, sepse shumë prej kafshëve në ardhmen do të jenë thjesht fosile, ashtu si dinozaurët sot .