Shkencëtarët zbulojnë Tokën e dytë, më e afërta me tonën (Foto/Video)

30.10.2016 00:34:21

Një planet shkëmbor që mund të përmbajë aalienë është zbuluar tani nga shkencëtarët.

Sipas tyre është aq afër se ne mund të udhëtojmë atje, shkruan The Indipendent.

Bota e re është vetëm pak më e madhe se Toka dhe është vetëm 4 vite dritë larg. Ky yll është më i afërti nga gjithë sistemi ynë diellor.

Është “Toka e dytë” më lehtësisht e studiueshme nga shkencëtarët. Dhe duket si një vend perfekt për të shërbyer si shtëpi për alienët.

Planeti, i njohur si Proxima B, është aq afër sa që brezat e ardhshëm të anijeve kozmike do të mund të udhëtojnë lirisht atje. Sipas The Independent edhe njerëzit e Tokës mund ta vizitojnë atë, transmeton oranews.

Shkencëtarët deri më tani po shpresojnë të jenë të aftë të eksplorojnë planetin më shumë dhe të përpiqen të gjejnë jetë atje.

4

6