Shkodër/ Aksidenti me pasojë vdekjen, identifikohet viktima

21.06.2020 08:31:25

Është identifikuar viktima e aksidentit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Hot i Ri në njësinë Administrative Rrethina, Shkodër.

Viktima e këtij aksidenti është 30-vjeçari, Admir Buhaj, banues ne Postribe të Shkodrës. Ai po ecte me një motoçikletë, dhe rreth orës 21:30 u përplas nga një makinë.

30-vjecari dyshohet se është goditur nga mjeti tip “Benz” me targa AA 222 TS. Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është shpallur në kërkim nga policia.

Përplasja ishte e fortë duke i shkaktuar të riut dëmtime të shumta  në trup, dhe për pasojë edhe vdekjen.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet e policisë dhe kryen veprimet me grupin hetimor për sqarimin rrethanave e aksidentit.