Shkodër, atentat me armë biznesmenit, shkon vetë në spital i plagosur

26.12.2016 13:40:06

Rreth orës 11.50 të paradites së sotme në spitalin rajonal Shkodër është dërguar një person i plagosur. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë Shkodër të cilët konstatuan se ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi  Syrri Mehmetaj 44 vjeç, banues në Shkodër, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në territorin e spitalit është gjetur dhe sekuestruar autovetura tip “Benz” me targë AA 031 NL, e dyshuar si e goditur me armë zjarri. Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve të dyshuar dhe vendosjen para përgjegjësisë penale.  Grupi hetimor po vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.