Shkodër, shpërndante heroinë, arrestohet 29-vjeçari

08.01.2017 12:36:21

Goditet në Shkodër një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike të forta, sekuestrohet heroinë dhe arrestohet në flagrancë poseduesi

Në pranga ka rënë shtetasi Alban Bushati, 29 vjeç, banues në  Shkodër pasi gjatë kontrollit fizik, të ushtruar në lagjen “Tom Kola”,  iu gjet e u bllokua në cilësinë e provës materiale një sasi pluhur e dyshuar si ajo e lëndës narkotike heroinë, të vendosur në 5 qese plastike me peshë totale 1.8 gr.

Materialet iu referuan Prokurorisë Shkodër për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes të lëndëve narkotike”.