Shkofshi e mos ardhshi!

25.07.2019 13:28:05

Shkruan: Sinan Kastrati

Vazhdon nga numri i djeshëm me titull ”Shkofshi e mos u kthefshi!” Opinione, Fokusi.org, 24.07.2019 11:31:57.

Kjo shprehje, ” Shkofshi e mos u kthefshi!”, sikur më ktheu mbrapa edhe njëherë, në fund të vitee 1970 dhe në fillim të viteve 1980, kur punoja si mësues letërsie në Panorc (para demostratave të vitit 1981 (11, 26 Mars dhe 1 e 2 Prill 1981).

Rruga që e bënim këmbë, nga Turjaka deri në skollën e Panorcit nuk ishte më larg se 5, 6 km dhe afërsisht 1 orë me ecur, gjithnjë këmbë. Nuk kishte rrugë e as ne nuk kishim makina. Gjatë stinës së pranverës e vjeshtës, ishte kënaqësi ndërsa dimrit, rruga ishte më ”e gjatë” për shkak të shirave e borës. Zakonisht, katundarët e Panorcit na ndalnin për dreka e darka kur binte shi e borë e madhe, në kohë të këqia, kur havaja mrrolej e fillonte me ra shi e borë. Rrugët mbuloheshin e nuk dinim se ku është rruga. Katundarët, na delnin përpara e na nuk na lenin me shkua te shtëpitë tona, se thonin ”helbete, ju del ndonjë ujk i uritur që kishte ndohur kur ishte fërfëllazë e përzier me borë, ujqit sulmonin edhe udhtarët. Zakonisht shkonim të shtëpite e mëdha si të Islam Brahimi, Hysen Derguti, Man Halili, Latif Reshiti, në Panorc dhe në Rud, atherë një mahallë e Panorcit, tash katund në vete, te Magjun e Qerim Hajrullahi, Rexhep Sylë Hajrullahi, Murat Musa etj. Këto familje, ishin shumë bukëdhënëse dhe jo vetëm kur moti prishej por edhe kur kishte festa fetare e familjare ata na thirrnin ose na binin bukën në shkollë. Ne ishim më shumë se 10 mësues bashkë me Halim Kadrinë që kujdesej për shkollë e na bënte qaj e piqte kafe, por udhtarë nuk ishim më shumë se gjashtë: Unë, Ademi, Behram Syla, Dalip e Elmi Thaçi dhe Rexhep Merturi.

Eh sa kohë e mirë ishte jeta në katund e puna si mësues në Panorci e Llapqeva, Sferrka e Carravrana, Carralluka e Lubizhda, Banja, Dragabili e … Lubizhda.

”Shkofshi e mos u kthefshi!”

Çuditërisht këtë shprehje e kisha përdor edhe njëherë dhe e kisha një shkrim me të njëjtin titull, në fillim të këti viti dhe të publikuar atherë në faqen time të FB-ut dhe në disa portale për po për të njëjtit “liderë”. Dhe sikur më hyri vehtja në qef e ”mu rrit” mendja kur e lexova. Mendova edhe njëherë ti përsëris disa nga ato që kisha thënë atherë,“Shkofshi e mos u kthefshi” ! (Fokusi.org, 18.02.2019 11:14:59, Sinan Kastrati, Nga Ditari im) ”Dje, më 17 shkurt, 2019 u mundova me e gjet një shkrim që e kisha shkruar para dy vjetëve, një ditë para ”festës”, më 16 shkurt 2017, por nuk mund me e gjetur. Por i thash vetes, nuk kam me fjetur tërë natën, deri sa ta gjej dhe e gjeta. Ama më pëlqyen disa komente e sidomos një i Milazim Krasniqit dhe disa fjalë nga disa nip e miq të mi.

”11 vjet shtet, po, ama çfarë shteti?:

Me mbikëqyrje civile dhe ushtarake të paafatizuar.

Me decentralizim të imponuar.

Me statusin shtet në shtet për Kishën Ortodokse Serbe.

Me Gjykatën Speciale mbi kokë.

Me izolim total nga Evropa.

Me presione absurde nga SHBA-të.

Me kërcënim permanent nga Rusia.

Me ndërhyrje brutale nga Serbia.

Me abuzim të pashpirt të një establishmenti vendas, shumë të pafytyrë.

Kosova jonë, ky vend gjëmëmadh e ky shtet fatrëndë! Ama, Kosova mund të mbijetojë si shtet. Si?:

Nëse fillimisht e mposhtë të keqen brenda vetes. Kjo punë është si me sëmundjen: për ta mposhtur, duhet ta dish e ta pranosh që e ke atë sëmundje dhe pastaj ta shërosh me mjete adekuate e me kohë (M. K.).

Dhe përundimi: ” … E pra ata le të festojnë: Hashimi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli, Fatmir Lima … e Isa Mustafa. Por më i ”merituari” është Hashimi.

Sot kemi një ”shtet” që më shumë iu ngjanë fiseve afrikanë e me njerëz të korruptuar deri në palcë se sa një shtet demokratik e modern e ku të gjithë qytatarët duhët të janë të barabartë para ligjit.

Udhëheqësve të Kosovës, tash do të shtoaj, edhe udhëheqësve nga Shqipëria: një urim me një dëshirë: –Shkofshi në djall! Shkofshi e mos u kthefshi!

Malmö, 18 shkurt 2019” (dhe linku:

 http://www.fokusi.org/%EF%BB%BFshkofshi-e-mos-u-kthefshi/

Po të njëjtën shprehje, shprehje popullore, e kishte përdor edhe Ernet Luma, Luma: “Shkofshi e mos u kthefshi” ështëurim tradicional për myslimanët!” që ia kishte pa sherrrin sepse ishte largua nga karriga që e kishte në AAK-në afër Ramushit. Po pse Ramushi u distancua atherë (AAK distancohet nga Ernest Luma që u tha haxhinjve “shkofshi e mos u kthefshi”)?

Kjo shprehje është përdorur para se unë ta përdori po edhe Ernest Luma. Ama Ramushit nuk i shihet as tash për të madhe, se nuk e ka ditur dhe ai, nuk e din as pse është musliman.

Bash kur punoja, në Panorc, në vitin shkollor 1979/1980, Murat Musa shkonte Haxhi në Qabe. Shumica e mësuesve që punonim shkuam në drekë të Murat Musa, një burrë dai, bukëdhënës e mikpritës që nuk ia gjente edhe një qift tjetër. Ai na kish pre një dash dhe na ktheu një drekë mos me e harrua. Kur hym brenda, sipas adetit i pari hyri ai që ishte më i vjetër që ishin disa, si Dalip e Hilmi Thaçi nga Mirusha, Rexhep Merturi, Ademi (vëllai im), Enver e Halil Bajra nga Panorci etj. Unë edhe pse isha më i ri, të tjerët ma jipnin fjalën mua dhe të shumtën e rasteve e kohën më të madhe nëpër ndeja flisja unë. Ishte Rexhep Merturi që edhe kur nuk doja të flisja, më ”detyronte”: – Hajt Sinan, fol diçka! Dhe pastaj burrat që ishin aty, më drejtoheshin: – Po Vallahi, Sinan, fol se ti din me fol e besa edhe ki shkollë të madhe e ji kâ në Shypni!

E kështu biseda merrte zjarr emuhabeti vazhdonte. Dhe so sot më kujtohet kur iu drejtova Murat Musës: –O Murat Musa, a po shkon Haxhi a? -Po! tha Murat Musa që ishte edhe i zoti i shtëpisë. -O shkofsh e mos u k`thefsh! -O ardhsha e mos ju gjetsha (juve), ma k`theu si në shaka Murat Musa.

Po pse i kujtova ato ditë e ato vite, vite që nuk k`thehen më? Mjerisht, kohën mbrapa na k`thyen pikërisht këta ”buurrështetas” që janë tash: Hashimi, Kadriu, Fatmiri, Ramushi e ndonjë tjetër që jo vetëm që na k`thyen mbrapa në kohë por edhe e hëngrën krejt pasurinë që e kishim nga ish RSFJ-ja (toka e fabrika). Ndërsa arsimin e … shëndetësinë e kishim më të mirë se sot, në vitet 1960 -1970 -ta.

Kisha vendosur që pushimet verore ti kaloj në Detin Jon, në qytetin e Sarandës

Por prap po dal aty ku e kisha lënë dje, te Dhëmbët e Kujtimit dhe Unë jam serb, një menagjer i autobusëve në Sarandë.

Sarandën e mbaja mend, e kujtoja vetëm Hotelin Butrint (HB), aty ku ishim vendosur që vendäsit e quanin ”Turizëm”,sepse nëpër hotelet shqiptare vërtet vetëm turistët hanin e flenin.

Ishte po ai hotel me pak ndryshime.

Unë sapo kisha zbritur nga auotbusi i ”Shar Travell”(?),një agjensi nga një fshat i Suharekës, që ishte nisur nga stacioni i autobusëve në Prishtinë, në orën 23:30, 30 minuta para mesit të natës e në Sarandë erdhëm në mëngjes, rreth orës 08:30 min. Nuk ishte Saranda e fund-viteve 1970-ta e as njerëzit e asaj kohe.

As rrugët sidomosa jo Vlorë- Sarandë e Gjirokstër -Sarandë nuk shin hiç të mra. Ishin rrugë me shumë kthesa e të ngushta.

– Zbrit këtu se mua më ikin klientët

Po, kishin kaluar 40 vjet nga ajo kohë (Qershor 1979- Qershor 2019) Në Sarandë tash nuk mund të hyje as në ndonjë restorant që ti …laje duart, nëse nuk pije një kafe ose nuk haje. Nuk të linin as në ËC të hyje. Unë nuk dija me e gjetur banesën dhe taksitët e një turmë sarandiotësh na kishin rrethuar duke na pyetur: -A doni banesë, a doni TAXI? Dikur më lutet një taksist shumë ”sjellshëm” që t`me vozis për 1.000 lekë deri te banesa ime. Nuk dija se sa është çmimi “real” dhe në fund pranova por pasi ia paguajta (10 Euro) për dy kilometra, ai më la në rrugë duke më thënë: – Zbrit këtu se mua më ikin klientët. Unë u detyrova që vetë të vazhdoj rrugën duke pyetur ku gjindet banesa e me dy valixhe tesha menxi që ecsha.

Kujtim Kalemi, ”Hero i punës socialiste”

Derisa prisja, te hoteli, HB, një burrë i ri që ishte edhe si rojtar në HB, shpejt u “miqësuam”. Kujtim Kalemi që unë habitesha e i thoja Kujtim Kaleshi. Kujtimit i mungonin disa dhëmbë dhe sa herë qeshte, kur unë flisja, ai qeshte me zë. Pas bisedës që bëmë me Kujtimin shpejt e shihja se ai dëshironte të pinte një kafe, nga unë. Pasi i porosita dy kafe, për Kujtimin dhe një tjetër që herë hynte brenda në hotel duke iu ndihmua mysafirëve me çanta e valixhe dhe një lëng pjeshke për mua.

U ndamë por mu lut që të hamë një drekë me një restorant ku gruaja e Kujtimit gatunte ushqime të shishme e bënte peshq të mirë. I premtova dhe pas dy ditëve, pasi isha vendosur në banesën time, shkova te Kujtimi. Gjatë kohës sa hanim drekë, unë tregoja batuta dhe Kujtimit i thoja, me shaka “Do të shpall heri i punës socialiste” e ai shkaklohej duke qeshur sikur me e gudulis ndonjë fëmi e një miku tjetër i thonte “shko e ndeqi dhëmbët” o Kujtim Leshi! Nganjëherë i thonte ”Kamer Ilazi”, qoban i Turjakës. E ai vetëm qeshte por ai arsyetohet se ka frigë nga injekcionet ….. por edhe kënaqj kur unë i thoja ”Hero i punës socialiste”. Hëngrëm një drekë me të vërtetë të shishme, “peshk”, sallata me djath, ullinj e perime. ……

Serbët janë më të mirët!

Ndërsa doja të shkoja në banesë, po i dëgjoj disa udhtare që flisnin norvegjisht. Prisnin autobusin për në Durrës. Pasi i përshëndeta suedisht, ato mu luten që ti ndihmoj se shoferi i autobusit nuk dinte gjuhën norv. e as anglishten. -Po thash, me dëshirë dhe fillova po prezentohem, sipas rregullave për përkthyes”. Thash se jetoj në Suedi. “Menagjeri”, mendoj se thash nga Serbia dhe mu dejtua: -Unë jam serb. Serbët janë më të mirët! -Ik more! The qafën i them po çka po më intereson mua kush je ti. Udhtarët i kishin detyrua që te blejnë bileta autobusi e nuk i lenin me hy brenda, gjoja për një fëmi nuk kanë biletë të plotë, si ër të rritur prandaj duhej pritur autobusin tjetër, pas dy apo 3, 4 orëve. Norvegjezët që ishin me fëmi e kuptuan që nuk po mund të mirrem vesh dhe u përshëndetëm duke i lënë ato në vapë përcëlluese, më shumë se 30 gradë.

Mish derri në vend të mishit të lopës

”Mishi i kalit shyqyr që u gjet, 300 grosh një peksimet”.

Mu kujtuan vargjet e një kënge popullore, kushtuar Hasan Rizës së Stambollit, që nuk është dorëzua para malazezëze dhe e ka mbrojtur Shkodrën, në kohën e Luftërave Ballkanike.

Po atherë, nuk kishte ushqime sepse mallazezët e kishin rrethua Shkodrën e Hasan Riza nuk kishte kurrfar ndihme e as ushqime as për popullsinë e as për ushtrinë.

Restorani …. Në Sarandë shitet mish derri në vend të mishit të lopës!

Kisha dalur të blej mish, mish por mish lope ose viçi. Dhe para një restoranti një puntor që reklamonte ushqimin e pyes se ku ka mishtore? Pronari dëgjon se çka po kërkoj dhe si kish qenë duke ngrënë më afrohet e më lutet që të hyje brenda. Pasi më përshëndeti dhe porositi një kafe, mu drejtua:

-Mjerisht, këtu shitet mishi i derrit dhe konsumatorëve iu thuhet mish lope, për shkak të çmimit më të lartë. Grekët e sllavët, në Sarandë kanë më shumë autoritet “e vlerë” se sa shqiptarët e Kosovës e të …. Kështu më tha një pronar i një restorani, shqiptar nga ish republikat e ish RSFJ-së!

Ku është dora e shtetit dhe ku janë udhëheqësit e dy ”shteteve” shqiptare?

Udhëheqësit ”tanë” e thefshin qafen e shkofshin jo në Hgë po ku bënë dreqi voe!

Sinan Kastrati