Shkojnë për mision në Angli, dezertojnë 4 komando shqiptarë

17.11.2017 09:56:19

Prokuroria ka nisur hetimet ndaj 4 komandove shqiptare me akuzën e dezertimit. Hetimet kanë nisur pas denoncimin e bërë në prokurori nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes, sipas të cilës komandot kishin shkuar për një trajnim në Britaninë e Madhe, por nuk janë kthyer nga misioni.

Sipas MM, komandot duhet të ktheheshin nga misioni në fund të muajit tetor gjë që nuk ka ndodhur.