Shkon në mbi 300 mijë numri i rasteve me koronavirus në tërë botën

21.03.2020 21:05:53

Ka shkuar në mbi 300 mijë numri i të prekurve me koronavirus në tërë botën.

Sipas statistikave që  përditësohen në kohë reale, numri aktual i rasteve me koronavirus është 303 mijë e 488

Nga ky numër i përgjithshëm, janë shënuar 12 mijë e 964 viktima, ndërkaq 94 mijë e 640 janë shëuar.

Me numrin e rasteve aktualisht e para është Kina me 81 mijë e 8 raste, duke vazhduar me Italinë me 53 mijë e 578 raste.

Megjithatë, numrin më të madh të viktimave aktualisht e mban Italia, teksa shifra ka shkuar në 4 mijë e 825.

Statistikat në kohë reale lidhur me numrin e të prekurve me koronavirus mund t’i shikoni duke klikuar këtu.