Shkrimtari serb, Rade Radovanoviq thotë se me Gjuriqin asnjë serb nuk do të mbetet në Kosovë

13.10.2016 17:35:04

Gjuriq paska pritur përfaqësuesit e listës “Srpska” dhe paskan biseduar për situatën pas miratimit të ligjit për Trepçën nga Kuvendi i Kosovës. Nga ky takim, siç njofton Tanjug, serbët paskan dalë me konkluzionin se “është arritur pëlqimi se vetëm me aksion të përbashkët mirë të organizuar të Republikës së Serbisë dhe të përfaqësuesve të serbëve në institucionet e përkohshme të administrimit në Prishtinë në këtë situatë mund të mbrohen interesat serbe shtetërore e kombëtare”, me çka përfundimisht Beogradi po e nxjerr veten në skenë, pra nuk po fshihet më mbrapa serbëve lokalë dhe përfaqësuesve të tyre. Në këtë mënyrë, Serbia jo që po merr rol paternalist, por në fakt, po e merr rolin kryesor në raport me Kosovën. Në këtë mënyrë, serbët e Kosovës po dëshmohen asgjë më shumë sesa thjesht instrumente në duart e Beogradit.

A do t’u ndihmojë kjo serbëve lokalë në Kosovë?

Ja çka thotë shkrimtari serb Rade Radovanoviq për N1:

“Derisa Gjuriq është në pozitën që të mbrojë serbët në Kosovë, serbët janë në rrugë që të mos mbetet asnjë në Kosovë. Derisa Vuçiq nuk e ndërron, do të jetë shumë më rëndë. Në vend që t’u ndihmojë serbëve, gjithçka është më e rëndë. Gjithçka që bëhet, bëhet gabimisht. Gjithçka është çështje e një njeriu, por jo e Gjuriqit, por për fat të keq – Vuçiqit. Vuçiqi e ndërsen Gjuriqin, e ai është kurorëzues i asaj politike, e cila në bazën e saj është hipokrite ndaj Kosovës, e kjo do të thotë edhe ndaj serbëve, të cilët janë të keqpërdorur”.

Sipas tij, “Trepça nuk është rast, sepse praktika ka treguar se në Serbi dikush na kaparcen de na befason. Gjithçka që ndodh është pjesë e marrëveshjeve të cilat Vuçiq i ka nënshkruar në kuadër të marrëveshjeve të Brukselit, diçka që qeveria e ka pranuar.” /fokusi.org