Shndërruesi i Kalasë së Vushtrrisë në restorant, i dënuar për bashkëkryerje të një vrasjeje: Qiranë e ka veç 200 euro në muaj, e pagesën e bën tek pas dy vitesh (Video)

18.07.2017 21:11:39

Afaristi që morri në shfrytëzim Kalanë e Vushtrrisë ka bërë pazar të mirë.

Sipas kontratës, ai do të paguaj vetëm 200 euro në muaj qira. Madje, këtë shumë ai do të nis të paguaj pas dy viteve, pasi i duhet të investojë në inventar për restorantin.

Nëse e gjithë kjo kontratë do të jetësohet mbetet të shihet, pasi ka një reagim kundërshtues nga qytetarët dhe shoqëria civile në Vushtrri. Këtij kundërshtimi i është bashkangjitur edhe Drejtoria e Kulturës në këtë Komunë.

Ndryshe, njeriu që do ta shndërrojë Kalanë e Vushtrrisë në restorant, Mentor Salihu, ka qenë i dënuar me 10 vjet burgim për bashkëkryerje të një vrasjeje para 12 vjetësh, raporton KTV. Pos tij, për këtë rast kanë qenë të dënuar edhe njëri vëlla dhe babai i tij, ndërsa vëllai tjetër vazhdon të jetë në arrati.