Shoferi “gabon” rrugën, pamje që tregojnë se si u fut në shiritin e kundërt në Fushë Kosovë

08.09.2019 10:27:00

Një lexues ka mundur të kap momentin kur një vozitës ka bërë një veprim të rrezikshëm në komunikacion.

Bëhet fjalë për momentin kur një veturë shihet duke ecur në rrugë, në shiritin e kundërt.

Sipas lexuesit, pamjet janë marrë gjatë orëve të vona të ditës së shtunë, në një rrugë në Fushë Kosovë.