Shoferi tenton t’i korruptojë policët në Gjirokastër

21.01.2017 18:30:29
Policia e qytetit të Gjirokastrës ka ndaluar sot një shofer taksie i cili ka rezultuar se po punonte pa liçensë.
50 vjeçari, Ferdinant Hoxha ka tentuar që gjobës t’i shmanget duke i ofruar ryshfet Policisë Rrugore shkruan albeu.

Ai i ka ofurar policit të njesisë rrugore një shumë prej 500 lekësh, duke synuar që të mos i vazhdojë procedurat ligjore ndaj tij.

Tani rasti i është dërguar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Gjirokastrës.