Shoqata “Busavata” mbajti mbledhjen e Kryesisë

28.12.2017 11:26:22

Të nderuar bashkëvendas ndjeva obligim të ju informoj që sot më daten 27.12.2017 kryesija e shoqates Busavata mbajti mbledhjen e parë,ku kryetari zotëri Blerim Maliqi hapi mbledhjen me tri pikat e rendit të ditës; programi dhe aktiviteti i shoqatës për vitin 2018, zgjërimin e anëtarësisë,si dhe të tjera të ndryshme.

Gjatë këtijë takimi pas diskutimëve e miratuam një vendim që të bejmë një hap të rëndësishem për nderë të, të pareve tanë, pastrimin rrethimin dhe mirembajtjen e varrezave të para të fshatit. Gjithashtu në programin tonë e kemi shumë të rendesishme pajisjen e mjeteve mjekesore në ambullanten e fshatit, gjithashtu për nderë të festave të fundvitit duke i ditur miëe kushtet e veshtira të bashkëfshatarëve tonë kemi marrë edhe një vendim që të organizojmë një anëtarë të kryesisë z.Milazim Maliqin, që për festat e fundvitit ndodhet në Kosovë që të shpërndajë dhurata për nxënësit e shkollës fillore të fshatit Busavatë. Poashtu e kemi në planëprogramë që të organizojmë një turne futbollistik, këtë organizimë e organizonë sektori për sport i udhëhequt nga zotëri Dardan R.Maliqi si dhe Fidan Maliqi. Jemi të pajtimit që edhe festen tradicionale Takimi i vendaseve, kemi diskutuar që në bashkëpunim më bashkëvendasit e fshatit tonë të mbahet të dielen e fundit të muajit Korrik. Kryesija mori vendimin që mbledhjet të mbahen gjdo dy muaj dhe te jemi në bashkëpunim dhe kontakt të mire në mes vete. Kryesia e Shoqatës Busvata i falenderon të gjithë bashkpuntorët qëllim mirë, duke ju dëshiruar përmbyllje sa më të mirë të vitit që po lëm pas si dhe një vitë te ri sa me të mbarë dhe të suksesëshem.

Me shumë respekt Lulzim Maliqi sekretarë.