Shoqata e Shkrimtarëve “SHTJEFËN GJEÇOVI” dhe Këshilli organizativ i manifestimit letrar, shpallin konkurs letrar

07.09.2018 14:03:26

Nga Frrok Kristaj

Shoqata e Shkrimtarëve “SHTJEFËN GJEÇOVI” dhe Këshilli organizativ i manifestimit letrar, kulturor e shkencor “TAKIMET E GJEÇOVIT” në Zym të Hasit, komuna e Prizrenit

Konkurs letrar për poezi që do të lexohen në manifestimin letrar, kulturor e shkencor “TAKIMET E GJEÇOVIT 2018”
Të drejtë pjesëmarrjeje kanë shkrimtarët pa dallim gjinie, moshe apo vendi.
Meqenëse manifestimi i sivjetmën do të përshkohet nga fryma e 550-vjetorit të kalimit në amshim të kryeheroit kombëtar Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, kërkohet që edhe poezitë t’i kushtohen kësaj figure hyjnore të kombit shqiptar.
Në manifestim do të lexohen (deklamohen) 10 poezi, por do të përzgjedhen më shumë për t’i botuar në një përmbledhje të veçantë përkushtimore.
Krijimet në poezi (jo më të gjata se një faqe A4, më 12 pikësh shkronjat), dërgohen deri më 30 shtator 2018. Rezultatet shpallen më 6 tetor 2018 në rrjetin social (te shkrimtarët e kësaj Shoqate: Atë Ndue Kajtazi, Frrok Kristajapo Nikollë Kërhanaj).
Krijimet dërgohen me shifer, në inbox-a mesazhet e krijuesve në rrjetin social të facebook-ut të krijuesëve të përmendur: Frrok Kristaj apo Nikollë Kërhanaj, ose në email adresat: takimetegjecovit@gmail.com; frrokkristaj@gmail.com apo nikollëkërhanaj”hotmail.com.
Manifestimi letrar, kulturor e shkencor “TAKIMET E GJEÇOVIT” mbahet në Zym të Hasit, më12 e 13 tetor 2018.