Shoqata Kulturore “Sali Çekaj” në Pfaffhenofen të Gjermanisë do të mbajë Kuvendin vjetor

08.12.2018 08:49:09

Shoqata Kulturore Shqiptaro-Gjermane “Sali Çekaj” me seli në Pfaffhenofen në Gjermani, do të mbajë më 15 dhjetor do të mbajë Një Kuvend vjetor, e në të cilin, anëtarë, simpatizantë, por edhe anëtarë të rinj, që të diskutojnë për veprimtarinë e kësaj shoqate, për sukseset si dhe mundësitë që të bëhet më shumë dhe më mirë sesa deri më tash.

Kjo shoqatë është themeluar për të ndihmuar komunitetin, për të ruajtur gjuhën dhe për të forcuar lidhjet e shqiptarëve në këto anë dhe në Gjermani në përgjithësi.

Një kontribut, kjo shoqatë ka edhe në aspektin humaintar, pasi që ka ndihmuar shumë shqiptarë, shumë familje në Kosovë, të cilët për arsye të shumta kanë nevojë për përkrahje dhe mbështetje.

Kuvendi i kësaj shoqate, pra do të mbahet më 15 dhjetor dhe do të fillojë në orën 19.00, në Auenstr. 50, 85276, Pfaffenhofen, dhe mirëpret të gjithë anëtarët, simaptizantët dhe të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që duan të kontribuojnë nëpërmjet saj dhe të dnihmojnë qoftë komunitetin shqiptar në Gjermani për të forcuar lidhjet me vendin e tyre të lindjes apo të origjinës, qoftë edhe të ndihmojnë familjet në necojë në Kosovë!

Kjo shoqatë, në fillim të këtij viti kishte shënuar 10 vjetorin e themelimit!