Shpend Ahmeti, Albin Kurti dhe Rexhep Selimi vizitojnë Ramush Haradinajn në Francë

16.02.2017 18:54:15

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Rexhep Selimi, si dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti kanë vizituar kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Haradinaj po mbahet që një kohë në Strasburg të Francës për shkak të fletarrestit të lëshuar nga Serbia.

“Shfrytezuam pushimin e pavarësisë për ta vizituar Ramush Haradinajn në Strasbourg. Mbajtja e tij në Francë është padrejtësi. “Padrejtësia dikund është padrejtësi gjithkund””, ka shkruar Shpend Ahmeti në Facebook.