Shpend Ahmeti i kifleve që shetitet me jahte luksoze

26.03.2017 14:53:47

Reagimeve të shumta që kanë ngjallë fotot në të cilat shihet Shpend Ahmeti në jahte, i është bashkuar edhe kryetari i degës së dytë të FR të LDK-së në Prishtinë, Arianit I. Berisha, i cili përveçse ka theksuar patriotizmin fals dhe kiflet me jahte, ka përmendur edhe premtimet e pambajtura të Shpend Ahmetit.

“Më në fund qytetarët e Kosovës dhe veçanërisht ata të Prishtinës po e shohin me sytë e tyre hipokrizinë e Shpend Ahmetit, dhembshurinë dhe patriotizmin e tij fals, mashtrimin e tij me kifle derisa shetitet me jahte luksoze të biznesmenëve të fuqishëm.

Ai premtoi banesa me këste 200 euro muaji, e la rrugëve dhe ofendoi familjet në nevojë, vet në jahtë.

Premtoi shitjen e Audisë, sorollatet jahteve luksoze në vendet fqinje.”

Është i njejti Shpend nga e njejta Parti, të cilët shpallnin të tjerët tradhtarë, kriminelë e të korruptuar e natën thonë bëjmë koalicione me ta.

Zaten sondazhet e kryera nga lartësia mbidetare e jahtes patjetër që të nxjerrin të parin, por jahtet edhe të fundosin! – ashtu siç do ta fundosin Shpend Ahmetin me anijen e tij. Vërtetë Vetëfundosje!” – thuhet në postimin e tij.