Shpend Ahmeti takon Ambasadorin e Francës

05.01.2018 11:47:26

Shpend Ahmeti priti në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert.

Në këtë takim u diskutua lidhur me zhvillimet politike në Kosovë, e në veçanti për prioritetet që ka Komuna e Prishtinës gjatë mandatit të ri të Kryetarit Ahmeti.

Bashkëpunimi i Komunës së Prishtinës me Ambasadën e Francës do të vazhdojë, sidomos në sektorin e kulturës.