Shpend Ahmeti thotë se hajgaret me asambleista janë “shumë të mira”, por…

26.09.2017 19:21:23
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar ndaj disa hajgareve që po bëhen nëpër rrjete sociale me numrin e madh të kandidatëve për asamblesitë.

I pari i Prishtiëns disa nga to madje i ka cilësuar edhe si “shumë të mira”.

“Këto ditë lexova shumë statuse të hajgareve me kandidatë për asamble. E pranoj, disa prej këtyre hajgareve po janë shumë të mira dhe po i shpërndajmë edhe në rrjete sociale. Po ashtu, e kuptoj edhe pse. Me 7 mijë kandidatë për zgjedhje komunale vështirë është me kalu në facebook, portal apo ëebfaqe pa i pa reklamat dhe ofertat. Besa edhe në rrugë e njëjta gjë.”, ka shkruar Ahmeti në facebook, transmeton lajmi.net.

Por, ai ka bërë thirrje te qytetarët që hajgare të mos ketë edhe në momentin kur i votojnë këta kandidatë.

“Krejt në rregull, por ju kisha lut si qytetar që edhe votën mos ta merrni hajgare. Kuvendi Komunal vendos shumë për jetën tonë e qe besa për gjana shumë më të afërta për neve se sa niveli qendror. Asambleistët vendosin për planet rregullative e për pronën tonë, për buxhetin se ku shpenzohen paratë tona, për tatimin në pronë që e paguajmë, për çdo rregullore (orari i kafeterive, taksi, transporti publik etj etj) e deri te tarifat për certifikata”, ka thënë Ahmeti.

“Mund të qeshim me numrin e kandidatëve, ofertat e disa prej tyre por assesi për votën. Është shumë me rëndësi për jetën tonë”, përfundon statusi i Shpend Ahmetit në facebook.