Shpend Ahmetit i bie vota në Prishtinë

14.06.2017 12:21:32

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka grumbulluar më pak vota në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 11 qershorit se sa kur ishte në garë për kryetar të Prishtinës në vitin 2013.

Nëse në zgjedhjet lokale për kryetar të Prishtinës në  vitin 2013, Shpend Ahmeti mori  një herë më shumë vota se sa partia e tij,  në zgjedhjet e 11 qershorit, Vetëvendosje mori  një herë më shumë se Shpend Ahmeti

Sipas një portali të afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, kryetari Ahmeti në zgjedhjet e 11 qershorit në Prishtinë mori 17575 vota, ndërsa sipas të dhënave të KQZ-së, nga numrimi i 99.88 për qind të votave, Vetëvendosje në Prishtinë mori 36.228 vota.

Po sipas të dhënave të KQZ-së, në zgjedhjet lokale për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti në raundin e parë kishte marr 27.415 vota, ndërsa Vetëvendosje në garën për Asmable Komunale pati marr 16,014 vota.

Meqë, nuk ishin votat e mjaftueshme për tu bërë kryetar, në balotazh Ahmeti  arriti të grumbullojë 37.001 vota.