Shpërbëhet Parlamenti, Maqedonia në zgjedhje më 11 dhjetor

17.10.2016 17:12:43

Para pak minutash më në fund shpërbëhet Parlamenti i Maqedonisë ku deputetët me 110 vota PËR votuan pro shpërbërjes së Parlamentit.

Me këtë edhe përfundimisht Maqedonia do të shkon në zgjedhje të parakohëshme parlamentare më 11 dhjetor konform marrëveshjes së Përzhinos.

Ndryshe, sot në rend dite nuk u votuan propozim ligjet për Prokurorinë Speciale Publike, por nga ana tjetër u miratua buxheti për vitin 2017, transmeton Zhurnal.

Momentalisht alarmi i vetëm për mosmbajtjen e zgjedhjeve më 11 dhjetor është vlersimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me kushtetueshmërinë e PSP-së në, ku në disa raste Lideri opozitar Zoran Zaev ka deklaruar se nëse Kushtetuesja hedh poshtë PSP-në, atëher mbi 200 mijë qytetarë do të dalin në rrugë.

Ndryshë javë më parë Zhurnal, publikoi një lajm “Eksluziv” ku shkroi se zgjedhjet e 11 dhjetorit nuk mund të shtyhen dhe se kjo ka qenë edhe porosia kryesore e Eurokomesarit Hahn që javën e kaluar vizitoi Maqedoninë.