Shpërndau lajmin se ka vdekur Isa Mustafa, policia arreston të dyshuarin

17.07.2020 16:07:37

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar personin që dyshohet se ka shpërndarë lajme të rrejshme në rrjete sociale, duke thënë se kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19.

Lajmin e kanë konfirmuar zyra për media e Policisë së Kosovës.

“Referuar kërkesës suaj, ju informojmë se Policia e Kosovës në këtë rast Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike në koordinim me Prokurorinë, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për trajtimin e rastit”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

Ndryshe, kreu i LDK-së, Isa Mustafa para disa ditësh ka njoftuar se është infektuar me COVID-19 dhe se gjendet në vetizolim në shtëpinë e tij.

Ndërkaq, zëdhënësja e LDK-së, Gentiana Azemi ka treguar se Mustafa është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se është duke e mposhtur virusin