Shpërthehet KZAZ-ja në një shkollë në Shkodër, përfaqësuesit e PD-së i vënë...

Shpërthehet KZAZ-ja në një shkollë në Shkodër, përfaqësuesit e PD-së i vënë flakën një klase

18.06.2019 23:09:02

Një situatë konfliktuale ka nisur në Shkodër në shkollën Shejnza Juka, pasi kjo e fundit shërben si KZAZ.

Ndërkohë që aty tashmë kanë mbërritur materialet zgjedhore, përfaqësues të PD dhe bashkisë kanë tentuar të futen brenda.

Madje përfaqësuesit e PD i kanë vendosur flakën njërës prej klasave të shkollës “Shejnaze Juka”.

Mbërritja e forcave të FNSH ka tërhequr pas përfaqësuesit e opozitës të cilët ndodhen në derën kryesore. Materialet zgjedhore janë të paprekura deri më tani.