Shpërthen aleati i PS-së për arrestimin e Haradinajt: Ministri Bushati, i paaftë. Kjo është diplomaci kafeneje

09.01.2017 15:59:14
BUSHATI PER RAPORTIN E DASH - Deputeti i PS Ditmir Bushati, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka deklaruar se DASH kritikoi te gjitha ato ceshtje ku opozita ka ngritur perhere zerin.

Edhe për kryetarin e Partisë Aleanca Demokristiane Zef Bushati që është pjesë e koalicionit qeverisës, qëndrimi i mbajtur nga Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ndaj çështjes së arrestimit të kreut të AAK-së Ramush Haradinaj, është një diplomaci kafeneje.

Duke i referuar deklaratës së kret të diplomacisë shqiptare se “Serbia është i llastuari i perëndimit”, ish-ambasadori shprehet se përmes një pohimi të tillë ministri Bushati tregoi se është një ministër i paaftë.

“Si mund të ‘llastojë’ perëndimi Serbinë në një kohë që thuajse të gjitha shtetet perëndimore europiane kanë njohur pavarësinë dhe Republikën e Kosovës?!”, pyet ai.

“Diplomacia nuk bëhet me gjuhën e kafeneve dhe nën tingujt e muzikës në disko”, shkruan i revoltuar aleati i PS-së në koalicionin e majtë, Zef Bushati në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “facebook”.