“Shpërthen” Podolski shënon pesë gola, hyn në histori të Galatasarayt (Video)

24.01.2017 21:59:14

Sot padyshim ishte dita e Lukas Podolskit. Sulmuesi gjerman realizoi pesë gola për Galatasarayn në fitoren e thellë 6 me 2 ndaj Erzincanspor.

Podolski i ndihmoi Galatasarayt për t’u kualifikuar në raundin tjetër të Kupës, me 11 pikë të grumbulluar. Golat gjermani i shënoi në minutat: 4, 10, 27, 50 dhe 55-të.

Gjermani gjithashtu u fut në histori të klubit turk, për shkak kishin kaluar 17 vite që një lojtar i Galatas kishte shënuar pesë gola në një ndeshje zyrtare.


Lukas Podolski 5th Goal HD – Galatasaray 6-2… by Live1Goals

GOAL HD Galatasaray 1 – 0 Erzincanspor Turkish… by superligcepte


Second Goal Podolski (2:0) Galatasaray… by ylberenexhipi