Shpërthim në Lezhë, i vendoset eksploziv biznesit

15.02.2020 10:35:30

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer gjatë natës në fshatin Gocaj të Lezhës. Lënda eksplozive është vendosur në derën e një dyqani në pronësi të shtetasit Arben Malotaj, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Me datë 14.02.2020, në mesnatë, në fshatin Gocaj, Lezhë, në një dyqan ushqimor  të shtetasit A.M., 49 vjeç, banues në Gocaj, Lezhë dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale”, njofton policia.

Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit