Shpërthim në Spanjë: 70 të lënduar (Foto)

02.10.2016 11:33:54
Më shumë se 70 persona janë lënduar, përfshirë katër rëndë, në një shpërthim të shkaktuar nga rrjedhja e gazit afër qytetit jugor spanjoll, Malaga.

Shpërthimi ka ndodhur në një kafe në qytetin Velez-Malaga dje pas dite gjatë një festivali lokal, transmeton Express.

Fotografi nga vendi i ngjarjes tregojnë dëmet e rënda që u janë shkaktuar kafenesë “La Bohemia”, si dhe rrënoja nëpër rrugë.

Gazeta lokale La Opinion de Malaga ka raportuar se shefi i kafenesë e kishte thirrur alarmin disa momente para shpërthimit.