Shpërthime të fuqishme në fabrikën e municionit në Serbi, mbi 20 të plagosur (Foto/Video)

28.02.2017 18:02:20

Në një fabrikë të municionit në Kragujevc të Serbisë kanë ndodhur dy shpërthime të fuqishme rreth orës 14:00, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur mbi 20 persona.

Sipas informatave të para të policisë, personat e plagosur janë dërguar me urgjencë në qendrën klinike në Kragujevc, derisa në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të shumta të zjarrfikësve të cilët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin, transmeton Telegrafi.

Njëri nga dy shpërthimet ka ndodhur në një magazinë të mbushur me lëndë shpërthyese siç janë minat, eksplozivë dhe municion të kalibrit të ndryshëm.

Sipas medieve serbe dyshohet se shumë persona kanë mbetur të ngujuar në rrënojat që janë krijuar pas shpërthimit, ndërkaq nuk është raportuar për viktima.