Shpëtim Duro zyrtarizohet te kampionët, zbarkon në Kosovë

17.09.2018 22:32:00

Shpëtim Duro është zyrtarisht trajneri i ri i Dritës së Gjilanit. Pas emrave të njohur si Mirel Josa, Gugash Magani e Sulejman Starova që zbarkuan muaj më parë në kampionatin kosovar, Duro është trajneri i radhës që do të nisë një aventurë të re në IPKO Superligën e Kosovës.

Bisedimet mes ish trajnerit të Flamurtarit dhe drejtuesve të Dritës së Gjilanit zgjatën disa ditë me profesorin që në fund pranoi ofertën e kampionëve në fuqi të Kosovës.

Te “intelektualët nga Gjilani Duro do të pasojë Bekim Isufin. Marrja e drejtimit të Dritës nga Shpëtim Duro u prit me shumë entuziasëm nga klubi gjilanas që e zyrtarizoi trajnerin e ri në faqen zyrtare në Facebook.

Pas shumë ekpseriencave në kampionatin shqiptar dhe aventurës me Shkëndijën e Tetovës në kampionatin maqedonas, 58-vjeçari kryeqytetas do të provojë një eksperiencë të re në futbollin e Kosovës.