Shpëtimtarët në Ulqin, të trajnuar për reagim sa më të shpejtë VIDEO

Shpëtimtarët në Ulqin, të trajnuar për reagim sa më të shpejtë VIDEO

20.08.2017 22:53:14

Plazhet e Ulqinit po ruhen nga shpëtimtarë të trajnuar për reagim të shpejtë, në rast nevoje.

Shpëtimtarët ankohen se pushuesit në shumicën e rasteve nuk po e respektojnë sinjalistikën, duke rrezikuar jetën e tyre.

Temperaturat e larta, numri madh i pushuesve ne plazh, prej të cilëve një numër edhe me aftësi të dobëta të notimit dhe mosrespektimi i sinjalistikës së plazhit, mund të jenë shkak i rrezikshmërisë për jetë.

Dhe kjo është arsyeja që plazhet e Ulqinit, kanë shpëtimtarë te trajnuar për një reagim sa më të shpejtë, detyra e të cilëve është pikërisht siguria dhe ruajtja e pushuesve.

Shpëtimtarët më tej sqarojnë se pengesa më e madhe për të ruajtur jetën e pushuesve janë mosrespektimi i sinjalistikës së tyre nga pushuesit.

Nga ana tjetër, pushuesit thonë se shërbimi i shpëtimtarëve është domosdoshmëri.

Shpëtimtaret e plazheve te Ulqinit thonë se gjate viteve te fundit dukshëm është zvogëluar numri i mbytjeve në det, duke mos harruar vitin 2006 kur 17 njerëz humbën jetën në det.