Shpëtohet një gomone me 8 persona në Vlorë

20.08.2016 23:19:08

Shpëtohet një gomone me 8 persona në bord. Anija e Forcës Detare në Vlorë i ka dhënë ndihmë një gomoneje, e cila po lundronte në det të hapur.

Mësohet se gomonia kishte pësuar avari në motora në afërsi të kepit të Gjuhëzës, pak milje larg Sazanit.

Mjeti lundrues në pronësi të shtetasit Arjan Xhaferraj ishte nisur rreth orës 11:00 të paradites nga Triporti në Vlorë. Në bord gjendeshin tre gra dhe fëmijë.  Gomonia u shpëtua nga anija P116 e Flotës Detare dhe 8 personat e shpëtuar janë në gjendje të mirë shëndetësore. Mjeti lundrues po rimorkohet drejt portit nga anija “Bora”.