Shpëton femra që u hodh nga ndërtesa në Prishtinë

30.10.2016 15:36:17

Një femër që tentoi të vetëvritet sot, duke kërcyer nga ndërtesa disakatëshe në Prishtinë, ka shpëtuar duke marrë lëndime trupore.

Zëdhënësja e Policisë Flora Ahmeti ka konfirmuar për Gazetën Blic se e dyshuara ka shpëtuar dhe është dërguar në QKUK.

“Po në rrugën ‘Muharrem Fejza’, në Prishtnë ka ndodhur ky rast. E dyshuara femër ka tentuar për vetëvrasje, mirëpo ka shpëtuar me lëndime dhe është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti.