Shqetësimet amerikane për synimet ruse për zgjerim, që nga senator Cristopher Marphy e deri te John McCain

12.04.2017 20:36:32

Nga Rexhep Kastrati

Në tetor të vitit 2014, senatori amerikan Cristopher Marphy zhvilloi një tur diplmatik në Evropë dhe në rajonin tonë, për të përcjellë te aleatët evropianë dhe në Ballkan shqetësimin amerikan për synimet e Putinit për zgjerim, si dhe mesazhin se Evropa dhe Ballkani duhet të jenë të bashkuar dhe të shprehin solidaritet për të penguar këtë.

Kur ishte realizuar turi diplomatik i senator Marphy-t, nuk ishin të theksuara aq shumë qasjet e ndryshme të shteteve evropiane dhe të rajonit tonë ndaj këtyre synimeve ruse, edhe pse çështja e aneksimit të Krimesë nga Rusia dhe çështja e gazsjellësit rus që do ta bënte Serbinë qendrën evropiane të furnizimit të Evropës me gaz, kishte shfaqur shenja të qarta të dobësisë së shteteve evropiane dhe të mosunitetit veprues të tyre kundrejt këtyre operacioneve dhe planeve ruse për zgjerim.

Megjithatë, SHBA-të kishin vërejtur shumë qartë se Krimea, dhe krahinat me shumicë ruse, ose proruse në Ukrainë dhe në Gjeorgji ishin vetëm fillimi i synimeve të Putinit për zgjerim, dhe se këto synime ishin shtrirë edhe në pjesë të tjera të Evropës, pra edhe të rajonit tonë.

Putin, shfrytëzonte dobësinë dhe mospërshtattjen e duhur që patën shtete evropiane, anëtare të BE-së dhe të NATO-s, pas rënies së murit të Berlinit, përkatësisht pas rënies së Bashkimit Sovjetik dhe të Traktatit të Varshavës, aleancës ushtarake komuniste në krye me shtetin sovjetik.

Dhe kjo dobësi, apo mospërshtatje me situatën e re, ishte bërë edhe për shkak se këto shtete, apo disa syresh nuk e shihnin të arsyeshme që të vazhdonte ekzistimi i NATO-s, pasi që armiku ishte mposhtur, por edhe për shkak se tashmë edhe filozofia politike perëndimore që ishte bazuar në argumentimin e teorive të ndryshme politike për lirinë, barazinë dhe vlerat universale, në bazë të realietit të Luftës së Ftohtë.

Është kështu për faktin se tashmë me rënien e Traktatit të Varshavës, të Bashkimit Sovjetik dhe në përgjithësi të shteteve me regjime komuniste, filozofia politike që shpjegonte lirinë si të kundërten e jolirisë, demokracinë si të kundërtën e totalitarizmit, ekonominë e tegut si të kundërtën e ekonomisë së komanduar, pra me logjikën e armikut, ashtu siç ishte në kohën e Luftës së Ftohtë, kishte mbetur pa temë, kishte mbetur pa materie, sepse nuk mund të kapte proceset që ndodhnin në shoqëritë posttotalitare.

Edhe shfaqja e çështjeve të ndryshme kombëtare, si mishërim i koncpeteve për liri, kishte ngatërruar keqas libertarianët dhe komunitarianët, duke mos e pasur të qartë se a kishin përparësi liritë individuale, apo liritë kolektive.

Prandaj, edhe shtete të ndryshme rikthyen kontekste gjeopolitike e gjeostrategjike të para Luftës së Ftohtë, përkatësisht rikthyen aleancat me Rusinë dhe me Serbinë, duke imponuar edhe aleanca të reja me kroatët, sllovenët e shqiptarët.

Kështu themelet e BE-së u lëkundën dhe vunë në dyshim edhe ekzistencën e saj. Parimet mbi të cilat ishte ndrtuar BE si bashkim i shteteve me ekonomi tregu, me politika zhvillimore dhe tregtare të përbashkëta me shtete të tjera, e më pastaj edhe si bashkësi e shteteve të pavarura, por me institucione të një megashteti me President, Qeveri dhe Kuvend të përbashkët, pra edhe me politikë të jashtme dhe të sigurisë, të përbashkët.

Dhe Putin synonte pikërisht të godiste BE-në pikërisht në këto parime qoftë me rikthimin e konteksteve të hershme gjeopolitike e gjeostrategjike, qoftë edhe me anë të gazit natyror, qoftë edhe me diversion brenda vetë shteteve  dhe ndërmjet shteteve të ndryshme evropiane, dhe mbi këtë bazë të realizonte ambicet për zgjerim.

Ballkani edhe në këtë kohë u bë arenë e fuqishme e luftës për zgjerim të Rusisë dhe e pengimit të këtij zgjerimi. Tashmë nuk ishte një kontekst linear gjeopolitik e gjeostrategjik në të cilin shumica e shteteve kishin Serbinë si qendër kryesore rajonale të partneritetit dhe të bashkëpunimit në dëm të shqiptarëve, kroatëve e sllovenëve, por ishte krijuar një kontekst dual gjeopolitik e gjeostrategjik: në njërën anë Rusia, Serbia dhe Franca, e cila i ishte bashkuar këtyre dyjave edhe për shkak të kontekstit të hershëm gjeopolitik e gjeostrategjik, por edhe për shkak të rikthimit të Gjermanisë në skenën gjeopolitike e gjeostraegjike botërore. Në anën tjetër, SHBA, Gjermania, Britania e Madhe, Sllovenia, kroacia, shteti shqiptar e Kosova në një front të përbashkët për të penguar zgjerimin e Rusisë sipas ambiceve të Putinit.

Aleanca SHBA, Gjermani, Britani e Madhe, Slloveni, Kroaci, shteti shqiptar e Kosova në fakt është aleancë që bazohet në vlera të lirisë, të demokracisë dhe drejtës së të gjithëve për të qenë të barabartë. Kurse aleanca Rusi, Serbi, Francë, Maqedoni, Greqi është aleancë që mëton të rikthejë pabarazinë, dhe konfliktualitetet e hershme rajonale. Për më tepër, mëton të krijojë pozitë të privilegjuar për Rusinë që të rrezikojë Evropën, por edhe të ketë kontroll të plotë mbi tri kontintetet: Evropë, Azi, Afrikë.

Në këtë kontekst është rritur tepër shumë roli dhe rëndësia e Malit të Zi, i cili është shkëputur nga ndikimi i Rusisë dhe i Serbisë dhe ka bërë hapa të fuqishëm drejt NATO-s dhe BE-së, duke e pozicionuar veten në kontekstin gjeopolitik dhe gjeostrategjik euro-atlantik, për çka Rusia dhe Serbia janë tepër të shqetësuara dhe kanë bërë dhe po bëjnë gjithçka që ta pengojnë.

Tashmë kur SHBA ka dërguar në rajonin tonë senatorin John McCain, nuk janë vetëm ato që po e ritheksojnë fuqishëm shqetësimin për shtrirjen e ndikimit të Rusisë në rajonin tonë, por edhe shtete dhe organizata të ndryshme janë duke e bërë të njëjtën. Kjo temë është bërë kryesore edhe në analiza gjeopolitike e gjeostartegjike të instituiteve të ndryshme ndërkombëtare dhe të revistave prestigjioze për çështje të gjeopolitikës dhe të gjeostrategjisë.

Në të gjitha këto, Ballkani sërishmi po del si një nga rajonet më të rëndësishme gjeopolitike e gjeostartegjike botërore, por edhe rajoni ku po ndeshen konceptet e lirisë, barazisë, demokracisë, zhvillimit ekonomik dhe të paqes e stabilitetit, me konceptet e dominimit, të pabarazive dhe të raporteve të varura ekonomike, gjeopolitike e gjeostrategjike.

Edhe pse nuk po theksohet, megjithatë në këto kontekste gjeopolitike e gjeostrategjike vërehet edhe një aleancë mbi bazë fetare, pasi që në njërën anë janë shtetet kristianoperëndimore, kurse në anën tejtër ato kristianolindore, prandaj ka një përpëlitje të Turqisë për të theksuar rolin e saj gjeopolitik e gjeostrategjik të bazuar mbi islamin, si dhe një përpjekje të shtuar të Serbisë, Rusisë dhe aleatëve të tyre për të nxitur radikalizmin fetar islamik ndër shqiptarë dhe të njëjtin ta paraqesin si rrezik për të krishterët dhe për të bashkuar edhe Perëndimin, edhe Lindjen kundër shqiptarëve.

SHBA-të që e kanë të qartë djallëzinë e rusëve lidhur me çështjen e radikalizmit islamik ndër shqiptarë, por edhe në vende të tilla si Siria, kanë injoruar vazhdimisht karremin rus dhe serb dhe kanë theksuar vazhdimisht faktin se shqiptarët janë populli më proamerikan jo vetëm në Ballkan dhe Evropë, por edhe më gjerë.

Natyrisht, SHBA-të kanë pasur arsye të jenë tepër të shqetësuara me lëvizjet politike brendashqiptare të nxitura nga Rusia, Serbia, Franca etj., qoftë në aspektin e qasjes kundëramerikane dhe kundërperëndimore, qoftë edhe në aspektin e radikalizmit islamik, qoftë edhe në fuqinë e strukturave kriminale, përkatësisht strukturave mafiozo-politike të kontrolluara nga agjentura kundërshqiptare.

Po ashtu, edhe çështja e Demarkacionit me Malin e Zi, ka rritur tepër shumë shqetësimet amerikane, por edhe të aleatëve të tjerë strategjikë, sepse kjo çështje po keqpërdoret nga struktura kundërshqiptare dhe kundëramerikane për të rritur rolin e Serbisë dhe të Rusisë në rajonin tonë, sepse kjo çështje është shumë e rëndësishme, e veçantë dhe përcaktuese në ndërtimin e një rajoni stabil, të aftë për zhvillim ekonomik dhe si faktor paqeje dhe stabiliteti në Evropë dhe në botë.

Çështja e demarkacionit me Malin e Zi është çështje me rëndësi strategjike jo vetëm për Kosovën dhe Malin e Zi, por edhe për gjithë rajonin, për Evropën dhe për kontekstin gjeopolitik e gjeostrategjik mesdhetar që bashkon tri kontinentet: Evropën, Azinë dhe Afrikën dhe kështu të bëhet rrehtimi i Serbisë nga shtete demokratike me orientim perëndimor dhe euro-alantik. Pra, kjo çështje ka konotacione shumë të gjera gjeopolitike e gjeostraegjike, dhe interesimi i SHBA-ve që të mbyllet është më shumë sesa i madh, më shumë sesa i rëndësishëm.

Po ashtu, edhe çështja e rritjes së sigurisë në rajon, është një çështje shumë e rëndësishme për paqen dhe stabilitetin jo vetëm në rajonin tonë, por edhe më gjerë, sepse gjithnjë e më shumë po bëhet fjalë për mundësinë e luftave të reja në Ballkan, e që mund të jenë bazë edhe për ndonjë luftë të përmasave botërore. Fuqzimi i Kosovës me elemente të sigurisë shtetërore, për t’u shndërruar në vend parner dhe anëtar i NATO-s, është një nevojë e ngutshme dhe shumë e madhe, sepse në një kontekst të tillë do të ndryshonte edhe roli i NATO-s në Kosovë, por edhe aftësimi i Kosovës për të garantuar sigurinë e saj në partneritet dhe në aleancë me NATO-n.

John McCain, po ashtu, ka shprehur shqetësimin edhe për rritjen e ndikimit rus në Bosnjë. Ky shqetësim i John Mccain për ndikimin e Rusisë në Bosnjë vjen pas retorikës në rritje të udhëheqjes së serbëve të Bosnjës, pas referndumit për ditën e republikës dhe pas paralajmërimit për një referndum për shkëputjen e Republika Srpskës nga Bosnja. Të gjitha këto jo që bien ndesh me parimet e Badinterit dhe të Marrëveshjes së Dejtonit të vitit 1995, por edhe prishin gjithë bazën mbi të cilën qëndron paqja dhe stabiliteti në rajon dhe më gjerë.

Pra, SHBA-të kanë shumë arsye që e kanë çuar John McCain në rajon, dhe gjithsesi do të sjellë mesazhe më të forta sesa që ka sjellë zëvendsëndihmësi ameirkan i Sekretarit të Shtetit, Hoyt Biran Yee gjatë qëdrimit të paradoditshëm në Kosovë dhe në rajon.

Ky tur i John McCain, prandaj jo vetëm që është tepër i rëndësishëm, por do të jetë edhe përcaktues për zhvillimet në rajon dhe më gjerë, por edhe për qëndrimet amerikane në zhvillimet e mëtejme. Shqiparët, forcat politike të Kosovës dhe në përgjithësi forcat shqiptare në rajon duhet ta kenë vëmendjen e duhur dhe maksimale për mesazhet që do të sjellë John McCain dhe t’i kuptojnë ato tepër seriozisht dhe të mos vazhdojnë të sillen në mënyrë të papërgjegjshme, ashtu siç kanë bërë deri më tash. Në të kundërtën do të jenë përgjegjëse për pasojat që mund të kenë veprimet e tyre të papërgjegjshme.

Orentimi proserb dhe prorus nuk është vullneti i shqiptarëve, e së këndejmi çdo qëndrim, sjellje apo angazhim në këtë drejtim bie ndesh me orientimet gjeopolitike dhe gjeostrategjike properëndimore dhe proamerikane të tyre.