Shqetësuese: Qytetarët postojnë në rrjete sociale fotografi të kafshëve të therura

19.12.2018 11:21:05

Sipas zakonit qytetarët sigurojnë mishin për dimër.

Festat e fundvitit kanë afruar dhe kjo ka bërë që familjet në Kosovë të përgatiten duke siguruar mishin nga prerja e kafshëve.

Mirëpo, shqetësuese në këtë mes është postimi i kafshëve të ‘masakruara’ në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.

Nuk dihet qëllimi i postimit të këtyre fotografive, mirëpo pamjet që shfaqen janë tejet të rënda dhe shqetësuese për mosha të ndryshme që janë pjesë e rrjeteve sociale.

Disa nga përdoruesit e rrjeteve sociale ankohen për këtë lloj paraqitje të kafshëve, mirëpo disa të tjerë urojë personin që i ka postuar të “hanë për të shëndosh”.

Sido qoftë, deri më tani  nuk ka pasur ndonjë kampanjë vetëdijesuese që të mos bëhet postimi i fotografive të tilla në rrjetet sociale, mirëpo mirë do të ishte të ndalohet një gjë e tillë tejet e rëndë.