Shqipëri/ 28 kate mbi rërë, si i shpëtoi tërmetit pallati i frikshëm në Durrës

24.09.2019 18:44:09

Pallati i famshëm i ndërtuar pranë plazhit te “Shkëmbi i Kavajës” në Durrës ia ka dalë t’i “mbijetojë” lëkundjeve të forta të tërmetit.

Të shumtë janë ata që kanë mbetur të habitur pasi dridhjet e forta të tërmetit shkaktuan krisje në dhjetra pallate e banesa private, por pa shkaktuar dëme të dukshme te pallati i konsideruar si “monstra mbi rërë” që ndodhej shumë pranë epiqendrës.

Ky pallat është plot 28 kate i lartë, por leja e ndërtimit është shkelur duke ia shtuar disa kate pas përfundimit të ndërtimit fillestar. Gjatë shtimit të kateve pjesa e sipërme e pallatit ishte rrethuar me skela, kur edhe ndodhi shembja e një pjese të tyre.

Instituti i Ndërtimit Tiranë ka kryer një studim të këtij pallati dhe ka rekomanduar shembjen, pasi paraqet probleme të shumta.