Një seancë gjyqësore maratonë është ajo që është zhvilluar ditën e sotme në ngarkim të ish-drejtorit të Përgjithshëm të rrugëve, Dashamir Xhika dhe ish-funksionarit të PD-së, Andi Toma për shpërdorim fondesh në aksin rrugor Tiranë Elbasan.
Seanca ka nisur në orët e para të ditës sotme në gjykatën e Elbasanit dhe u ndërpre në mesditë, ku u nxor jashtë media dhe u paraqitën prova sekrete nga Prokuroria.
Pas rifillimit të seancës është vendosur që për ish-drejtorin e ARRSH, Dashamir Xhikën të jepet masa arrest me burg. Mbi Xhikën rëndonin akuzat “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion”.
Ish-kreu i ARRSH ka abuzuar me tenderin e aksit rrugor Gjinar-Elbasan dhe organi i akuzës ka argumentuar se vepra infrastrukturore nuk është realizuar pavarësisht fondeve të shpenzuara.






































