Shqipëri/ Aksident i trefishtë në mesnatë në Fushë Krujë, plagosen rëndë 6 vajza

21.08.2020 09:12:25

Një aksident i trefishtë është regjistruar në mesnatë në aksin Fushë Krujë- Milot, në afërsi të fshatit Luz.

Për pasojë kanë mbetur të plagosura rëndë 6 vajza, 5 prej të cilave udhëtonin në makinën tip ‘Benz a class’ të drejtuar nga Ornela Osmani 25-vjeçe nga Dibra dhe një nga Lezha, që po udhëtonte në një tjetër mjet tip ‘Peugeot’, Alketa Volaj 33-vjeçe.

Makina tjetër në të cilën udhëtonte një djalë i ri ka pësuar vetëm dëme materiale. Gjashtë vajzat e plagosura rëndë janë dërguar në spitalin e Traumës.

Shkak i aksidentit sipas policisë është shpejtësia tej normave të lejuara dhe mungesa e ndriçimit në këtë aks.