Shqipëri/ Bandat shqiptare korruptojnë edhe belgët, zyrtarja e pëson keq

03.10.2019 19:22:55

Një punonjëse e Zyrës Kombëtare të Punësimit në Belgjikë është pezulluar pasi prokurorët nisën një hetim mbi dyshimet se është korruptuar edhe nga bandat shqiptare.

Nathalie H., punonte prej 20 vitesh në këtë zyrë dhe kishte për detyrë të kontrollonte bizneset në zonën e Anderlecht dhe Forest për punëtorë të paligjshëm. Së fundmi, autoritetet kanë marrë informacione se gruaja pranonte para për të fshirë raportet.

Kolegë të Nathalie kanë deklaruar përpara prokurorëve se në të kaluarën ka patur thashetheme se ajo ishte “shumë miqësore” me grupet shqiptare dhe polake, por nuk besojnë se ka arritur deri te bashkëpunimi me bandat.

Gjithsesi, Prokuroria dyshon se gruaja nuk është korruptuar vetëm nga shqiptarët dhe polakët, por ka informacione edhe për disa raste të tjera.