Shqipëri: Bllokimi i pasaportës, Sajmir Tahiri paraqitet te Krimet e Rënda

15.12.2017 10:39:12

Ish-ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, i shoqëruar nga avokati i tij Maks Haxhia është paraqitur mëngjesin e sotëm në prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Burime nga Krimet e Rënda konfirmojnë se në seancën përballë gjyqtares Liljana Baku, ish-ministri Tahiri do të duhet të përgjigjet për të gjitha çështjet që kanë dalë nga përgjimet e Habilajve dhe të dhënat e tjera të siguruara nga Prokuroria e krimeve të rënda. Kështu Tahiri do të pyetet për njohjet me Orest Sotën dhe lëvizjet me automjetin Audi, nëse i ka njohur Habilajt kur i ka takuar, apo akuzat se Tahiri ka përfituar dhurata nga Habilajt.

Vendimi i gjykatës që i ndaloi Tahirit daljen jashtë shtetit, jep në mënyrë kronologjike rrjedhën e hetimit të kësaj çështje, që nisi ne Shqiperi ndaj Habliajve, me veçimin e dosjes per Trebloven. Në dosjen e Treblovës përmenden për herë të parë lidhjet e policisë me narkotrafikun.