Shqiperi/Dalin pamjet/ Rama ulur krah Hajdarit dhe Gjiknurit, Lulzim Basha nis takimin me Avdullah Hotin

20.07.2020 12:19:55

Zbulohen detetaje të reja nga mbledhja e Këshillit Politik për reformën Zgjedhore në Pallatin e Kongreseve.

Kryeministri Edi Rama është ulur krah Damian Gjiknurit dhe Rudina Hajdarit në Këshillin Politik. Përballë tij qëndron opozita PD-LSI me përfaqësuesit e saj në Këshill. Takimi sapo ka nisur dhe pritet të diskutohen në radhë ndryshimet Kushtuese dhe pikëpamjet e palëve.

Basha takon Avdullah Hotin

Paralelisht me mbledhjen e Këshillit Politik në Tiranë, Lulzim Basha po zhvillon një takim në Kosovë me kryeministrin Avdullah Hoti.

Në pamjet e shpërndara për mediat, kryedemokrati dhe gjithë delegacioni mbajnë maska.

Kryetari i Partisë Demokratike dhe shefi i opozitës së bashkuar, Lulzim Basha po zhvillon një vizitë dy ditore në Kosovë, me ftesë të Kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti.