Shqiperi/ Debaton ashpër me presidentin, Nevil Dede largohet nga Tirana para ndeshjes me Laçin

25.01.2021 17:06:50

Nuk zgjat as dy muaj qëndrimi i Nevil Dedes si trajner i Tiranës. Trajneri i bardhebluve mësohet se është larguar nga kjo detyrë pas një debati që ka pasur me presidentin e Tiranës, Refik Halili.

Ky mësohet se është shkaku i largimit sipas Neës 24 dhe që pritet të sqarohet në orët e mëpasshme. Mes tij dhe Halili duket se ka pasur një takim përpara ndeshjes me Laçin që do të zhvillohet në Selman Stermasi dhe se mësohet se biseda ka qenë e zjarrtë dhe se kjo ka detyruar që Dede të lërë pankinën.

Mësohet se ekipin e bardhebluve në këtë ndeshje po e drejton Tefik Osmani. Ai është drejtori teknik i Tiranës. Dedja u mor si trajner në nëntor në javën e katërt të kamponatit.

Postimi i Dedes kur mori detyrën

Në nëntor Miqte e mi.
Erdhi momenti te rikthehem serish ne familjen time bardheblu. Vleresova ne kohen e duhur ftesen e presidentit Halili per te marre kete pergjegjesi te madhe per Tiranen drejt mbrojtjes se titullit kampion.
Ne shenje respekti dhe mirenjohje te thelle nje falenderim shkon per Presidentin Armand Duka qe me dha mundesine, me ofroi hapesiren e bashkepunimit dhe angazhimit, rritjes sime profesionale gjate kohes se drejtimit te ekipit kombetar U-19.

Po keshtu do te desha te falenderoj stafin tim te bashkepunetoreve ne ekipin kombetar gjate ketyre viteve si dhe dua tu jap sa me shume kurajo e stimul djemve per rritjen e tyre profesionale.
Kthehem te Tirona per te gjithe dashamiresit, por edhe per skeptiket. Duke qene koshient se perpara na pret nje pune shume e madhe, por me ADN- ne qe karakterizon familjen tone te futbollit bardheblu kam bindje e besim absolut qe Tirana do te vazhdoje te jete lidership ne sukseset e futbollit shqiptar.
Ju faleminderit
Me konsiderate
Nevil Dede