Shqipëri/ Dënohet me 10 vite burg Klement Balili

07.05.2019 16:12:46

Gjykata për Krime të Rënda ka dënuar me 10 vjet burg Klement Balilin, i njohur si Eskobari i Ballkanit.

Gjykata vendosi 14 vjet për akuzën e trafikut të drogës, 2.6 për akuzën e grupit kriminal, gjashte muaj për fshehje pasurie dhe pesë vjet për pastrim parash. Në total Klement Balili u dënua me 15 vite burgim dhe në aplikim të gjykimit të shkurtuar Balili dënohet me 10 vjet burgim.

Më 8 prill Prokuroria kërkoi 18 vite burg në total për Balilin, por mesditën e sotme pasi u dëgjuan edhe pretendimet e mbrojtjes, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi dënimin me 15 vite burg për Klement Balilin, nga të cilat ky i fundit do të vuajë vetëm 10.

Balili do të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.