Shqipëri/ Dhuna e policisë gjatë shembjes së Teatrit, thirret në interpelancë Sandër Lleshaj

28.05.2020 16:40:31

Tetë deputetë të opozitës parlamentare kanë kërkuar interpelancë me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj.

Në shkresën që mban firmën e deputetëve thuhet se Lleshaj duhet të japë llogari lidhur me dhunën e ushtruar nga efektivët e policisë gjatë protestës për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Letra është firmosur nga Andi Përmeti, Fatjona Dhimitri, Rudina Hajdari, Suzana Topi, Fatjona Dhimitri, Arlind Çarçani dhe Ralf Gjoni.

Ajo është dërguar në Kuvend në datë 22 Maj dhe ashtu sikurse tha në fillim të seancës së sotme plenare, kryeparlamentari Gramoz Ruçi do të mbahet javën e ardhshme.

Ministri, kryeministri dhe vetë policia kanë mohuar dhunën ndaj protestuesve, edhe pse gjithçka është filmuar nga kamerat.