Shqiperi/ Dokumenti/ Zbardhet dosja, si u sharruan me 55 plumba 2 vëllezërit

02.05.2020 10:56:40

Dokumenti/ Zbardhet dosja, si u kositen me 55 plumba 2 vëllezërit

Sipas dosjes së prokurorisë dy vëllezërit Haxhia janë ndjekur dhe më pas janë parakaluar me një automjet, dhe janë qëlluar me armë zjarri. Autorët që qëlluan kanë qenë në një mjet “Toyota”, pasi në vendgjarje janë gjetur mbetje të mjetit.

Ndërkaq, në dosje sipas ABC NEWS,  thuhet po ashtu se në trupin e Besmir Haxhisë janë konstatuar 20 dëmtime dhe i është gjetur në trup edhe dy predha arme zjarri

Në trupin e Viktor Haxhisë janë konstatuar 18 dëmtime në kokë dhe pjesëne qafës, si dhe i janë gjetur në trup 2 predha arme zjarri.

“Në kqyrjen e kufomave ka rezultuar se në trupin e tyre konstatohet dëmtime të shkaktuar me armë zjarri, në pjesë të trupit dhe kokës. Më konkretisht te viktima Besmir Haxhia janë konstastuar 20 dëmtime në pjesën e kokës, si dhe gjendur në trup një predhë armë zjarri, dy këmisha predhë armë zjarri. Te viktima Viktor Haxhia janë konstatuar 18 dëmtime të shkaktuar nga armët e zjarrit në pjesën e qafës dhe kokës, ku janë gjetur dy predha, tre pjesë këmishës predhë armë zjarri”, thuhet në materialin e paraqitur nga prokuroria.