Shqipëri/ Edi Rama paralajmëron vizitë në Bruksel: Pa kryer zgjedhjet ky shtet nuk ka…

26.02.2021 12:48:30

Kryeministri Edi Rama gjatë bashkëbisedimit të sotëm në Berat u pyet për procesin e integrimit të BE-së dhe cceljen e negociatave.

Rama tha se çelja e negociatave është zyrtarizuar, por nuk është ende ajo që e cilësoi si hapja formale ose aprovimi nga të gjitha shtetet.

“Integrimi, çelja e negociatave është e zyrtarizuar, por hapja formalisht, është aspekti i aprovimit nga të gjitha shtetet. Procesi niset me hapin formal të konferencës së parë ndërqeveritare.”

Kreu i qeverisë theksoi se nuk beson se mund të ndodhë konferenca e parë ndërqeveritare pa u bërë zgjedhjet në Holandë.

“Pa u bërë zgjedhjet në Holandë, konferenca ndërqeveritare nuk do të ndodhë. Ka ndikuar edhe pandemia. Do jem ne Bruksel për pak ditë, do kem kontakt me të gjitha autoritetet.”

Sipas kryeministrit Shqipëria i ka bërë të gjitha detyrat, por procesi i integrimit varet nga shumë komponentë. Ai vuri në dukje se reformat duhen bërë jo se i kërkojnë amerikanët apo evropianët, por sepse i duhen vendit.

Bëhu pjesë e grupit privat në Facebook për lajme ekskluzive.