Shqipëri: Erion Veliaj sjell helm në Pezë-Helmës

21.02.2018 00:04:35

Banorët e Pezë-Helmësit e cilësuan Erion Velinë “kryebashkiak të pabesë”, se në kaseta mbjell pemë, ndërsa në fshatin e tyre çon helm nëpërmjet një impianti bitumi vdekjeprurës

 

Banorët e Pezës kanë dalë në një protestë kundër ndërtimit të një impiantit bitumit. Protesta e tyre pothuajse është bojkotuar si lajm nga shumica e televizioneve që transmetojnë përditë kasetat qesharake estredeske të Erion Velisë. Banorët e revoltuar me kreun e bashkisë deklaruan se ndjehen të mashtruar nga Veliaj, se komuniteti nuk është përfillur për të ndërtuar këtë fabrikë. Sipas tyre fabrika është vetëm 150 metra larg nga dera e shkollës. Me thirrjet “duam të na helmojnë” banorët kërkuan zgjidhje edhe nga ambasadorët.  Ata u shprehën se në shumicë ishin votues të këtij kryetari i cili i ka zhgënjyer, i cili u kishte sjellë disa lodra të vjetra për t’u marrë mendtë e tani po u sillte helm. “Duam të jetojmë”, “Larg kanceri”, etj, ishin disa nga parullat e hedhura nga banorët. Menjëherë sapo ka filluar fabrika punimin është parë ndryshimi i ndotjes së ajrit. Deri pak kohë më parë në këtë zonë banonte e flinte kryeministri i sotëm i Shqipërisë Edi Rama. Koha kur Rama flinte në atë zonë ishte e largët. Tanimë banorët duhet të kënaqen me estradat e Velisë çdo ditë dhe të durojnë helmin që vjen në atë zonë. Se Veliaj estradën e ka me detaje në 20 televizione, por këto punët e helmeve nuk ia sheh kurrkund. Çfarë të jetë ndryshe kjo punë? A thua “nuk di gjë” kryetari i bashkisë? Jo për ndonjë gjë se këtij vetëm dalja në banjë dhe e folmja për kulla i ka ngel pa e treguar në ekran.