Shqipëri/ Fjalime, tym e shkashka te Parlamenti. Tentohet të çahet sërish kordoni

28.03.2019 13:28:49

Mes fjalimeve të opozitarëve që kanë dorëzuar mandatet, shashkave dhe tymuesve është duke u protestuar para Parlamentit të Shqipërisë.

Ndërkohë pas rreth një ore qetësi ka pasur një tentativë të dytë nga turma për të çarë kordonin e policisë. Qytetarët kanë shtyrë efektivët e Shqiponjave dhe FNSH-së, ndërkohë që nuk kanë munguar shashkat, që u kanë vështirësuar frymëmarrjen policëve.

Policia e Shtetit ka përsëritur sërish thirrjen për ruajtjen e qetësisë. Ashtu si edhe në protestën e mëparshme, policia i është drejtuar organizatorit Gazment Bardhi, duke i kërkuar të ndalen aktet e dhunës.