Shqipëri/ Grabitja e 250 milionë lekëve mes Tiranës, si u zbulua vëllai i gazetares që jep lajmet topless

25.05.2020 16:25:13

Një nga autorët e vjedhjes së një shume të madhe parash në automjetin e një qendre tregtare në Tiranë është vëllai i Greta Hoxhajt, spikerja e lajmeve në televizionin “Zjarr”.

 Burimet bënë me dije se autorët, Donald Hoxha dhe Gentian Kane, janë zbuluar nga targa e makinës që përdorën për t’u larguar pas ngjarjes.

Policia tha dje se nga veprimet hetimore rezultoi se këta dy shtetas kishin ndjekur lëvizjet e shtetasit F. B. dhe në momentin që ky shtetas është futur në qendrën tregtare, ata i kanë vjedhur shumën e parave në bagazhin e automjetit.

Por kur personi që është grabitur ka kuptuar mungesën e parave në bagazh, ka telefonuar Policinë e Tiranës dhe ka bërë denoncimin. Pas hapjes së kamerave të sigurisë, është bërë e mundur të shihet një person që pasi ka marrë çantën me para ka hipur në një automjet tip “Benz” me targë AA 362 ZN, raporton Panorama.

Pas verifikimeve, rezultoi se makina me të cilin hajduti ishte larguar,ishte në pronësi të Greta Hoxhajt. Mësohet se autorët e kishin ndjekur biznesmenin i cili e parkoi makinën në qendrën tregtare dhe tentoi ta mbyllë, por ata ia bllokuan valët e pultit dhe mundëm më pas ta hapnin lehtësisht ‘Range Rover’-in.